Kalon frika, asnjë problem për Ederson pas përplasjes me sulmuesin e Liverpulit

0

Lajme të mira për portierin e Mançester Sitit, Ederson, i cili ka lënë fushën e lojës me një frakturë pas përplasjes me Sadio Mane të Liverpulit.

Pasi ka shkuar në spital, portieri brazilian u është nënshtruar kontrolleve dhe pasi ka marrë të gjithë mjekimin e duhur, është kthyer sërish në stadium për të ndjekur minutat e fundit të takimit mes Sitit dhe Liverpulit.

Natyrisht, në ueb nuk kanë humbur shansin të bëjnë humor me ndërhyrjen komike të Manesë, i cili në fakt nuk e pa fare portierin e Sitit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.