Kallaku: Prisnim diçka tjetër, ia dhuruam golat Ventspilsit

Sherif Kallaku ka folur për humbjen e thellë 3 – 0 të Teutës ndaj Ventspils në një intervistë për “RTSH SPORT”. Mesfushori i skuadrës durrsake ndjen keqardhje për mënyrën se si i pësoi golat skuadra  e tij në këtë takim, ndërsa për ndeshjen e së enjtes, 21-vjeçari shpreson te një gol në minutat e para të takimit.

“Të gjithë prisnin më shumë nga ajo ndeshje, pasi ishte ndeshja e parë dhe të gjithë prisnin një paraqitje më të mirë në Europë duke parë se çfarë ndeshjesh kemi bërë në kampionat. Do thosha që ne ia dhuruam ne golat kundërshtarit, se sa i bënë ata”.

“Skuadra beson. Shpresoj që në ndeshjen e kthimit të shënojmë shpejt golin e parë, kjo do ta motivonte shumë për pjesën e mbetur të lojës”.

“Çfarëdolloj skeme që të përdorë trajneri ne mund të përshtatemi shumë mirë. Me modulin 4 – 3 – 3 me të cilin kemi gjatë të gjithë sezonit, por ardhja e Nikaç na mundëson të luajmë dhe me skemën 4 – 4 – 2”, tha Kallaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *