Kallaku përforcon Teutën, mesfusha bëhet nga e para

0

Teuta po tregohet mjaft aktive në ditët e fundit, sepse pasi ka firmosur me trajnerin Bledi Shkëmbi, kanë firmosur edhe lojtarët e parë.

Dje firmosen mesfushorët Roni Gashi (20 vjeç) dhe Florent Avdyli (24), të dy pjesë e Lirisë sezonin e fundit, ndaj ka qenë vendimtar Bledi Shkëmbi, i cili i njeh mirë dhe i ka marrë në Durrës.

Ndërkaq, është mbyllur marrëveshja edhe me Sherif Kallaku, mesfushorin 20-vjeçar i cili sezonin e fundit shkëlqeu me Laçin. Nuk dihet realisht arsyeja pse Kallaku largohet nga Laçi para sfidave në Europa League, pasi ishte një lojtar i rëndësishëm, duke luajtur mbi 1000 minuta në kampionatin e fundit dhe duke u bërë pjesë e Shqipërisë U-21.

Me tre afrimet e fundit mesfusha e Teutës bëhet nga e para, sepse vetëm Çyrbja mbetet i paprekshëm nga sezoni e shkuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.