Kallaku: Forca jonë është grupi, ja çfarë na bën të lirshëm në fushë

Sherif Kallaku është një prej lojtarëve që këtë edicion po spikat këtë edicion me fanellën e Teutës. Mesfushori ka komentuar për “RTSH Sport” pritshmëritë që ka për takimin me Partizanin, ku ka veçuar se skuadra nuk ka aspak presion. Kallaku gjen rastin që të ftojë edhe tifozët që ta ndihmojnë skuadrën në ndeshjen e kësaj të shtune.

“E shohim si një ndeshje radhe dhe do të futemi për të fituar siç kemi bërë edhe në ndeshjet e mëparshme. Të them të drejtën ne nuk kemi pasur asnjëherë presion, jo vetëm ndaj Partizanit, por ndaj asnjë ekipi. Kjo na bën që të ndihemi të lirshëm në fushë”.

“E kam dhënë një mesazh dhe do e theksoj sërish. Uroj që tifozët të jenë sa më të shumtë të shtunën në stadium, pasi ne kemi nevojë për ta dhe uroj që të jenë tifozi ynë i 12-të”.

“Forca jonë? Besoj se është fryma e grupit. Të gjithë jemi një grup dhe futemi me të njëjtin mendim, për të fituar ndeshjet. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi këtë vazhdimësi apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *