Kallaku e thotë qartë: Rrimë bashkë pas ndeshje, në fushë nuk ka vëllezër

0

Sherif Kallaku është një vlerë e shtuar për Shqipërinë U-21. Padyshim elementi më i spikatur te Shpresat, ndërsa ka folur në konferencë para përballjes me Kosovën.

Gjithçka është e qartë, gjatë ndeshjes nuk ka vëllezër, do të luftohet nga të dyja krahët për marrjen e tre pikëve.

“Kalova një dëmtim njëmujor dhe tani të jem realist nuk mendoj se ndihem në formën time optimale, pasi kam shumë për të dhënë. Gjithsesi ndihem shumë mirë për ta luajtur këtë ndeshje dhe për të bërë një paraqitje të mirë. Ecuria e Kosovës? Siç e tha edhe profesori, ata kanë më shumë pikë se ne. Dua të theksoj se kualiteti tek ne është pak më i madh se tek ata. Kemi punuar mirë në stërvitje dhe do ta përballojmë këtë ndeshje. Duhet ta shikojmë thjesht si një ndeshje të radhës, që duhet të marrim tre pikët. Për ne është detyrim. Lideri skuadrës? Të gjithë, të 11 lojtarët, jemi lider. Nuk është se jam vetëm unë lider. Kosova një derbi apo vëllazërore? 

Normalisht mund të quhet ndeshje vëllazërore, por janë kualifikuese dhe janë detyrim tre pikët. Nuk do futemi si në një ndeshje vëllazërore, por për ta fituar. Normalisht që është një derbi. Është një derbi ku nuk gjëra të tipit “jemi vëllezër” nuk vlejnë brenda 90 minutave. Pas ndeshjes jemi vëllezër dhe rrimë sëbashku”, ka thënë Kallaku. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.