Kaljari në kërkim të “Barela 2”, por merr zhgënjimin e parë

Kaljari mbushi xhepat me 45 milionë euro pas shitjes së Barelas te Interi, por ka një problem pas kësaj. Klubit do i duhet të gjejë një zëvendësues të denjë për të mbuluar gjithë atë hapësirë që ka lënë bosh ylli i kombëtares italiane.
“Sky Sport” raporton se drejtuesit e klubit italian kanë organizuar një takim me homologët e Boka Zhuniors. Tema e diskutimit quhet Nahitan Nandes. Mesfushori uruguajan ka treguar se është një ndër më të mirët përtej Atlantikut dhe në Kaljari janë të bindur se ai mund ta bëjë të mos ndihet mungesa e Barelas.

23-vjeçari me cilësitë e tij ka bindur edhe Oskar Tbarez ta marrë në kombëtare. Megjithatë, siç raportohet, nuk është gjetur rruga e mesme mes palëve. Boka kërkon të paguhet klauzola e lirimit të lojtarit prej 22 milionë euro, ndërsa Kaljari ofron 15 milionë në tavolinë.

Duhet të themi se klubi argjentinas gëzon vetëm 80% të kartonit të lojtarit. Kështu, pista Nandes ngec. Por vihet në zbatim plani Rog. Mesfushori i Napolit është e sigurt se do largohet. Me Napolin mund të gjendet dakortësia dhe Rog mund të vijë në Kaljari. I vetmi problem është se për të interesohet edhe Ajntrahti i Frankfurtit. Gjermanët kanë financa më të shëndosha pas shitjes së Joviç dhe Haller.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *