Kaljari gjen marrëveshjen për Barelën, mesfushori kundërshton

Nikolo Barela është një ndër emrat më të lakuar të merkatos, teksa për talentin italian interesohen një sërë ekipesh, si nga Serie A, po ashtu dhe nga Premier Liga. Çelsi thuhet të jetë ekipi që shihet më pranë 21-vjeçarit, i cili vlerësohet shumë edhe nga trajneri Mauricio Sarri.

Sipas raportimeve të fundit në mediat italiane, drejtuesit e londinezëve kanë gjetur marrëveshjen me klubin nga Sardenja, por Barela duket se nuk është dakord për një lëvizje të tillë. Presidenti i Kaljarit, pasi ka gjetur marrëveshjen me Çelsin, thuhet se po e shtyn lojtarin për një kalim në Angli.

Gjithsesi, momentalisht lojtari nuk është dakord. Tashmë, mbetet për t’u parë në rast se Barela do të ndërmarrë një vendim tjetër. Kujtojmë, mesfushori është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Kaljarit prej dy sezonesh e gjysmë, madje në këtë aktual ka mbaruar dhe shiritin e kapitenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *