Kaliniç drejt Spanjës, formula e Milanit!

Nikola Kaliniç ka mbyllur aventurën me Milanin, ashtu si edhe Baka, që sigurisht mund të mbetet në Spanjë, te Vilareali. E megjithatë, duhet thënë se tashmë pritet zhvillime. Sipas “Sky”, kroati pritet që javën tjetër, pasi është me pushime, të niset drejt Spanjës, për të kryer vizitat me Atletiko Madridin ose Seviljan, që e duan dhe po negociojnë me agjentin Fali Ramadani.

Formula kuqezi? Huazim me detyrim blerje! Asnjë lëshim, pasi duhet të arkëtohen te paktën 19-20 mln euro nga shitja e tij, për të mos dalë me humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *