Kalimi i Sane te Bajerni, ja çfarë ka për të thënë Lëv

Sane i kushtoi Mançester Sitit 37 milionë sterlina, para këto që shkuan në arkat e Shalkes. Tani, po flitet shumë për një rikthim të mëngjarashit në Gjermani, me Mançester Sitin që është i hapur për oferta, por synon rreth 90 milionë sterlina. Hoakim Lëv është personi i radhës që flet për kalimin e mundshëm të Leroi Sane te Bajerni i Mynihut. Trajneri i kombëtares së Gjermanisë nuk mund të rrinte pa komentuar në lidhje me të ardhmen e lojtarit të tij.

Për këtë transferim të mundshëm, Hoakim Lëv tha: “Mynihu është gjithmonë një destinacion ideal për lojtarët gjermanë. Nëse e ardhmja e Sane është larg Sitit, kalimi te Bajerni do të ishte i mirë për të dhe për ne (stafi teknik i Gjermanisë). Mendoj se ai ndihet mirë te Mançester Siti, por nuk e di çfarë po mendon për momentin”, përfundoi Lëv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *