Kalimi i mundshëm i Modriç tek Inter? Vendoset e ardhmja e kroatit

0

Përgatitjet e Realit të Madridit për sezonin e ri kanë nisur, teksa e gjithë vëmendja është te merkatoja. Megjithatë, “Los Blancos” duket se fillimisht kërkojnë të sigurojnë grupin aktual dhe pas rinovimit të Toni Kros, ka ardhur dhe një tjetër rinovim.

Bëhet fjalë për Luka Modriç, i cili pritet të firmosë sot kontratën e re, që do ta mbajë të lidhur me madrilenët deri në vitin 2021. Kroatit i skadonte kontrata e vjetër në fund të sezonit të ardhshëm, por tashmë të gjitha dyshimet janë shuar.

Sipas raportimeve firma është çështje orësh, me Interin që i venitet çdo shpresë e mundshme tashmë. E ardhmja e Modriç do vijojë të jetë përsëri në Madrid…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.