Kalendari/ Të hënën luhet sfida mes “armiqve”

Ka vite që është kthyer në një derbi inati, por këtë radhë do të jetë më i ngarkuar se kurrë. Takimi mes Partizanit e Skënderbeut do të luhet të hënën në mbrëmje në Selman Stërmasi dhe pritet një sfidë shumë interesante e me tension, pasi dihen marrëdhëniet mes dy klubeve dhe Skënderbeu nuk do të lëshojë asnjë centimetër, edhe pse tashmë titulli është i sigurt.

Ndërkaq, sfida më pa vlerë, ajo mes Kamzës e Lushnjës, do të luhet të shtunën, në një ditë me Vllaznia-Luftëtari, takim shumë delikat, me shkodranët që duan të reagojnë pas humbjes në Durrës dhe Luftëtarin që kërkon të qëndrojë në zonën europiane. Dy sfidat e tjera luhen të dielën dhe kuspikat Laçi-Kukësi, që do të luhet edhe të mërkurën në Kupë. Megjithatë, rëndësi të madhe ka edhe derbi bregdetar mes Flamurtarit e Teutës, sepse vlonjatët duan Europën dhe Teuta mbijetesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *