Kalendari/ Superiorja kthehet në mesjavë, mes të mërkurës dhe të enjtes

Pas mbylljes së javës së tetë në Superiore, kampionati shqiptar rikthehet në mesjavë për të përmbyllur fazën e parë. Kështu ndeshjet ndahen mes atyre që do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.

Tre përballje do të luhen në orën 13:00 në mesjavë, ndërsa Flamurtari-Vllaznia do të nisë në orën 16:00. Ndërsa ditën e enjte do të luhet edhe supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut në orën 15:00 për të mbyllur edhe këtë javë të Superiores. /Sport Ekspres/

E mërkurë

13:00 Kukësi-Luftëtari

13:00 Laçi-Teuta

13:00 Bylis-Tirana

16:00 Flamurtari-Vllaznia

E enjte

15:00 Partizani-Skënderbeu