Kalendari që Gatuzo nuk do e ketë kurrë në shtëpi, lojtarët e Napolit pozojnë si kërcimtarë

Napoli zgjedh që në çdo vit të bëj një kalendar të klubit më ndryshe nga të tjerët, duke goditur tema të veçanta. Këtë herë është vendosur që për të treguar mbështetjen që ka kjo skuadër edhe nga tifozët jashtë Italisë, lojtarët të bëjnë disa pozime si kërcimtarë për të treguar edhe përfaqësimin e kulturave të ndryshme. Një ide interesante kjo e ardhur nga klubi, por që është marrë para ardhjes së Gatuzos në krye.

Padyshim që duke njohur karakterin e këtij trajneri dhe “gladiatorët” që kërkohen në fushë, kjo temë mund të ishte tjetërsuar dhe klubi i Napolit mund të kishte një tjetër set fotografik sa i përket kalendarit të 2020. Gjithsesi një gjë është e sigurt, Gatuzo nuk do ta marrë kurrë këtë kalendar në shtëpinë e tij. /Sport Ekspres/