KALENDARI | Java e derbit, ndeshje “zjarri” edhe në Gjirokastër e Korçë

0

Java e 15-të rezervon derbin  kryeqytetit, sfidë kjo e shumëpritur nga opinioni sportiv. Partizani i vendit të parë pret Tiranën e cila ka jo pak probleme. Fakti që në këtë takim janë “demat” pritës, ndeshja do të luhet me tifozë. Kjo përballje është programuar për të nisur të premten në orën 18:00

Të shtunën, me fillimin e muajit dhjetor është radha e Luftëtarit që të presë Kukësin, në orën 14:00. Në orën 17:00 do të jetë radha e Skënderbeut dhe Teutës që të matin forcat, në një takim tejet interesant.

Të mëdha janë pritshmëritë edhe për sfidat e së dielës, me Laçin që pret Kamzën, ndërsa në Kastrioti do të vizitohet nga Flamurtari. Të dyja këto përballje do të luhen në orën 14:00.

Kategoria Superiore – Java 15
E premte, më 30 nëntor
Ora 18:00 | Partizani-Tirana

E diel, më 1 dhjetor
Ora 14:00 | Luftëtari-Kukësi
Ora 17:00 | Skënderbeu-Teuta

E diel, më 2 dhjetor
Ora 14:00 | Laçi-Kamza
Ora 14:00 | Kastrioti-Flamurtari

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.