Kalendari i Superiores/ Tifozët e kanë të vështirë për dy sfidat, e diela është…pushim!

FSHF e ka ndarë kalendarin sa i përket javës së tetë të Superiores. Për herë të parë dhe si e veçantë e këtyre ndeshjeve do të jetë padyshim debutimi i Armando Cungut si trajneri më i ri i Laçit, pas shkarkimit të Starovës.

Por gjithashtu një zgjedhje e vështirë për tifozët do të jetë të shtunën në orën 17:00. Flitet për dy takimet mes Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Pas spostimit të Teuta-Flamurtari që luhet në “Elbasan Arena” në ditën e premte, dita e dielë do të mbetet pushim, ndryshe nga më parë. /Sport Ekspres/

E premte

Teuta-Flamurtari 18:00

E shtunë

Skënderbeu-Kukësi 17:00

Vllaznia-Partizani 17:00

Luftëtari-Bylis, 14:00

Tirana-Laçi, 14:00