Kalendari i La Ligës, El Clasico më 20 dhjetor

El Clasico i parë i sezonit 2017-18 në La Liga do të luhet në mesjavë, më 20 dhjetor, me kthimin në 5 ose 6 maj 2018.

Kampionët në fuqi të Real Madridit do të presin Barcelonën në Santiago Bernabeu në ndeshjet e fundit të vitit, ndërsa kthimi do të luhet në javën e tretë nga fundi i kampionatit.

Vajtja do të luhet vetëm 4 ditë pas finales së Kupës së Botës për klube në Emiratet e Bashkuara Arabe, me Realin që do të mundohet të mbrojë titullin e fituar vjet.

Ndërkaq, derbi i parë madrilen do të luhet më 18/19 nëntor, në fushën e Atletikos.

Kampionati do të nisë më 19/20 gusht, me sfidat Deportivo-Real Madrid dhe Barcelona-Betis.

JAVA 1

19/20 gusht

Deportivo-Real Madrid

Barcelona-Betis

Atlético-Girona

Athletic-Getafe

Sevilla-Espanyol

Villarreal-Levante

Celta-Real Sociedad

Alavés-Leganés

Málaga-Eibar

Valencia-Las Palmas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *