Kategoria e Dytë me sfida interesante, plani i javës së 23-të

Ndeshjet e javës së 23-të në Kategorinë e dytë do të luhen edhe këtë herë në dy ditë. FSHF ka planifikuar që dy ndeshje nga Grupi A dhe tre ndeshje nga Grupi B të luhen të shtunën (27 prill), kurse të tjerat zhvillohen të dielën. Të gjitha sfidat luhen prej orës 16:00.

Në Grupin A, Ada-Sopoti dhe Spartaku-Kukësi B janë dy ndeshjet që e çelin këtë javë të 23-të. Luzi 2008 dhe Internacional Tirana do të jenë pushim. Në ndeshjet e tjera veçohet sfida në Pukë mes Tërbunit kryesues dhe Partizani B. Gramshi ka në program sfidën me Tirana B, kurse Klosi me Vllazninë B.

Në Grupin B, të shtunën do të luhet “derbi” i prefekturës së Beratit, Skrapari-Naftëtari. Gramozi-Butrinti është ndeshja tjetër e kësaj dite në këtë grup. Memaliaj-Përmeti përballen në “derbi” dhe të dielën Shkumbini kryesues do të luajë në transfertë me Delvinën. Devolli i vendit të dytë e ka pushim dhe dy ndeshjet e tjera janë Albpetroli-Këlcyra dhe Tepelena-Maliqi.

AGRON KAJA

KATEGORIA E DYTË-JAVA 23

Grupi A | Java 23
E shtunë, më 27 prill, ora 16:00
Ada-Sopoti
Spartaku-Kukësi B
E dielë, më 28 prill, ora 16:00
Klosi-Vllaznia B
Gramshi-Tirana B
Tërbuni-Partizani B
Luzi e Internacional pushim

Grupi B | Java 23
E shtunë, më 27 prill, ora 16:00
Skrapari-Naftëtari
Gramozi-Butrinti
Memaliaj-Përmeti
E dielë, më 28 prill, ora 16:00
Albpetrol-Këlcyra
Delvina-Shkumbini
Tepelena-Maliqi
Devolli pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *