Kalendari i fundjavës ndryshon sërish, të dielën luhet në mbrëmje?

Kush e ndryshon dhe pse e ndryshon, pak rëndësi ka, por që kalendari i Superiores të ndryshojë çdo ditë sipas qejfit, është një turp i madh, që vetëm në Shqipëri bën vaki. Imagjinoni pak sikur të hënën të shkruhet që Inter-Juventus do të luhet të shtunën në mbrëmje, ndërsa më pas të kalojë të dielën, më pas të kalojë të shtunën pasdite. Kaos total!

Kjo po ndodh në Shqipëri, çdo javë, për një koordinim qesharak të FSHF-së, klubeve dhe televizioneve që transmetojnë ndeshjet.

Skënderbeu-Kukësi u shty nga e premtja për të dielën, sepse Skënderbeu kishte një justifikim madhor, përballjen me Apelin e UEFA-s. Deri këtu gjithçka normale, por askush nuk e di pse dy ndeshjet e tjera të së dielës ndryshojnë orar çdo dy dytë.

Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Kamza ishin planifikuar për të luajtur në mbrëmje, kaluar në orarin e pasdites 16.00 dhe sot u vendos që të kthehen sërish me drita, në 19.00. Duroni, deri nesër mund të ndryshojë orari sërish.

Bravo, seriozitet dhe futboll profesionist!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *