Kalendari drejt Euro 2020, Shqipëria e nis dhe e mbyll në shtëpi

Dhjetë ndeshje për t’u zhvilluar në kualifikueset e Euro 2020. Federatat e Grupit H, në të cilin bën pjesë edhe përfaqësuesja kuq e zi, u dakordësuan edhe për kalendarin e ndeshjeve.

Shqipëria e nis në shtëpi rrugëtimin drejt evenimentit më të rëndësishëm kontinental, më 22 mars 2019 me ndeshjen kundër Turqisë. Një ndeshje e cila pritet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, me “Elbasan Arenën”, që mbetet alternativë.

Më pas, skuadra e Panuçit do të luajë dy ndeshje të trasfertë. Fillimisht në fushën e Andorrës, më 25 mars dhe më pas në 8 qershor, në Islandë. Takimi i katërt kualifikues, që pritet të inaugurojë edhe impiantin e ri në Tiranë, “Arenën Kombëtare”, do të zhvillohet më 11 qershor përballë Moldavisë.

Xhiro e parë e ndeshjeve mbyllet më 7 shtator me trasfertën në fushën e Francës, kampione të botës në fuqi. Kombëtarja do ti mbyllë kualifikueset e Euro 2020 pikërisht ndaj ekipit të yjeve si Varane, Grizman e Mbape, me ndeshjen e dhjetë, e cila do të luhet më 19 nëntor në Shqipëri.

Në total janë nëntë muaj intensivë me ndeshje dhe vendimtarë për ekipin kuq e zi, që pas zhgënjimit në Ligën e Kombeve, ëndërron të realizojë një tjetër kualifikim në fazën finale të një turneu madhor. Me kundërshtarë si Franca, Islanda e Turqia, misioni nuk është aspak i lehtë, por Kombëtarja do të provojë shanset e saj. Më poshtë, edhe kalendari i plotë i përfaqësueses.

Grupi H/ Kalendari i ndeshjeve

Ndeshja e parë 22 Mars 2019: Shqipëri-Turqi

Ndeshja e dytë 25 Mars 2019: Andorra-Shqipëri

Ndeshja e tretë 8 Qershor 2019: Islandë-Shqipëri

Ndeshja e katërt 11 Qershor 2019: Shqipëri-Moldavi

Ndeshja e pestë 7 Shtator 2019: Francë-Shqipëri

Ndeshja e gjashtë 10 Shtator 2019: Shqipëri-Islandë

Ndeshja e shtatë 11 Tetor 2019: Turqi-Shqipëri

Ndeshja e tetë 14 Tetor 201: Moldavi-Shqipëri

Ndeshja e nëntë 14 Nëntor 2019: Shqipëri-Andorra

Ndeshja e dhjetë 19 Nëntor 2019: Shqipëri-Francë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *