Kalendar sfilitës, Klopp injoron ndeshjen e radhës: Respektoj idenë e pushimeve të dimrit

0

Skuadrat e angleze kanë pasur një sezon mjaft të ngjeshur dhe për këtë arsye si Guardiola ashut edhe Klopp kanë ngritur zërin e tyre. Ky i fundit do të shprehej hapur kundër kalendarit të rezervuar për Liverpool, që duhej të luante si në Kupë ashtu edhe në Botërorin e klubeve pa kaluar as 24 orë. Gjermani do të deklaronte se dëshironte të respektonte të gjithë kundërshtarët dhe se nuk dëshironte që të luante me lojtarët e rinj ndaj Aston Villës, por një zgjidhje më e mirë nuk u gjet.

Megjithatë, Klopp duket se ka ndryshuar ide, teksa ka thënë se në ndeshjen e radhës për FA Cup do të shohim një Liverpool si ndaj Aston Villës, me të rinj në fushë dhe me shumë mundësi pa trajnerin gjerman në stol. Kreu i pankinës së të kuqve ka deklaruar se do të respektojë idenë e pushimit të dimrit, duke vendosur që t’u japë kohë lojtarëve të tij për të pushuar dhe për të rimarrë energji.

“Ne do të nderojmë idenë origjinale të pushimit të dimrit. E respektojmë mirëqenien e lojtarëve dhe atyre u duhet kjo kohë e lirë. Në prill të vitit të kaluar morëm një letër nga federata duke na kërkuar që të mos organizojmë asgjë gjatë javës së pushimit dhe ne nuk e bëmë atë. Ne u kemi dhënë lojtarëve kohë të lirë dhe disa do të largohen me familjen. Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në formë, por ata nuk duhet të luajnë futboll atë javë dhe nuk duhet të hyjë në Melëood”, ka thënë Jurgen Klopp./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.