Kalendar ferri për Tomorin, rikthehen të pezulluarit

Tomori rrezikon seriozisht që të mos hetë në pesë skuadrat e para në fazën e tretë të kampionatit, dhe kjo do të thotë se skuadra nga pretendente për tu ngjitur në Superiore, do të duhet që në rastin më të keq të luftoj për qëndrimin në kategori në fazën e tretë.

E gjitha kjo, për shkak se faza e dytë kalendari nuk është treguar aspak i mëshirshëm me beratasit, të cilët kanë përballje mjaft të vështira, pasi do të luajnë në Ballsh, Kavajë, Orikum, Cërrik, ndërsa në shtëpi do të presin Pogradecin, Egnatian, Apoloninë, si dhe Elbasanin.

Të ndërgjegjshëm se rrezikojnë shumë për të siguruar renditjen në pesë të parat e grupit, në Berat po mendojnë seriozisht që të mos tolerojnë në asnjë mënyrë në ndeshjet e shtëpisë, në sfidën me Pogradecin, e cila konsiderohet si një finale. Duke pasur parasysh shkallën e vështirësisë në këtë ndeshje tre futbollistët e pezulluar Kaloshi, Koleci dhe Joti pritet që të rikthehen me skuadrën, pasi konsiderohen si shumë të nevojshëm për teknikun Devolli pas humbjes turpëruese në Lushnjë javën e kaluar.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *