Kale paralajmëron Laçin: Tre pikët, në dorën tonë!

Elton Kale, sulmuesi anësor i Flamurtarit, e thotë hapur që nesër ndaj Laçit vetëm tre pikët janë objektivi për kuqezinjtë. Sot ai ka dalë para mediave dhe pyetja e parë që iu bë ishte nëse do e kënaqte goli apo fitorja.

“Fillimisht shpresoj të marrim tre pikët, pasi na duhen. Askush nuk duhet të vijë në shtëpinë time dhe të marrë tre pikët. Mendoj se janë në dorën tonë dhe nuk duhet t’i lëmë të na ikin”, u shpreh braziliani, i cili kishte probleme me klubin e Kukësit dhe vetëm pak kohë më parë mori “OK”-in për të luajtur me vlonjatët.

Tashmë Kale mendon se e ka kapur formën e tij maksimale dhe do të japë kontributin e tij në realizmin e objektivave të Flamurtarit.  “Të gjithë lojtarët duan të luajnë. Tani ndihem 100%, jam gati për lojë dhe më në formë se në ndeshjet e shkuara”, përfundoi Kale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *