Kale mungon në derbin me Partizanin, Shakohoxha: Më mirë për Tiranën tani, si po luan sot…

Tirana ndodhet në një krizë të madhe të rezultateve, ndërsa është dorëzuar edhe ndaj Kukësit duke humbur me rezultatin 1-3. Gola spektakolar do të ishin ata nga Abazajn, panenka e provuar dhe realizuar nga Shkurtaj, por edhe veprimi brilant i Gavazajt.

Ndërsa në krahun tjetër, lojtarët bardheblu nuk po i përmbushin pritshmëritë e tyre. Këtu futet edhe Kale, që do të mungojnë për ndeshjen e radhës në derbi ndaj Partizanit, për shkak të kartonave të marrë.

Ndërkohë sipas komentatorit Dritan Shakohoxha, Tirana nuk duhet të shqetësohet: “Kale ka marrë të verdhë dhe nuk do të luajë ndaj Partizanit. Po si po luan sot, është më mirë për Tiranën”. /Sport Ekspres/