Kale: Më mirë një gol i thjeshtë dhe tri pikë

Elton Kale arriti të shënonte një gol shumë të bukur dhe i dha barazimin Kukësit. Pas takimit, për “Sport Ekspres” braziliani pranoi se do të ishte më i gëzuar, nëse goli i tij do të kishte vlerë 3-pikëshi dhe të ishte më pak i bukur: “Do të doja të shënoja një gol më të thjeshtë dhe që të na jepte fitoren. Në fushë futemi në çdo ndeshje për fitore. Nuk arritëm të fitonim këtë radhë dhe na vjen keq. Shënova një gol të bukur, por do të isha shumë më i lumtur nëse do të fitonim. Është detyra ime që të jap maksimumin, pasi futbolli është jeta ime. Javë pas jave stërvitem shumë dhe jap maksimumin. Trajneri beson tek unë dhe dua ta justifikoj besimin e tij. Golin ia dedikoj familjes time dhe të gjithë tifozëve kuksianë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *