Kalari “xholi” i Partizanit ndaj Laçit, Starova ngre kurthin

0

Partizani dhe Laçi këtë sezon kanë ndarë nga katër pikë mes tyre. Nga një fitore për secilin ekip dhe një ndeshje barazim. Sot, prej orës 19:00, këto dy skuadra luajnë përballjen e fundit mes tyre për këtë sezon. Herën e fundit në “Selman Stërmasi” vendosi Jurgen Bardhi me një gol të shënuar me kokë. Në atë përballje rastet ishin me “pikatore” dhe pritet që edhe sot të jetë një ndeshje e luftuar.

Të kuqtë duan tre pikët përballë publikut të tyre dhe kështu do afroheshin edhe më shumë me titullin kampion. Trajneri Skënder Gega për këtë takim nuk ka në dispozicion Atandën dhe Rexhepin, por e ka gjetur zgjidhjen për mbrojtjen. Kalari do të jetë ai që do të vendoset në qendër krah Belicës.

Rikthehet Ibrahimi, që merr vendin e tij në linjën e djathtë të mbrojtjes dhe pjesa tjetër e formacionit pritet të jetë ajo që luajti kundër Kastriotit. Nga ana tjetër Starova gjatë javës ka bërë disa prova. Gjasat janë që të mos ketë ndryshime nga ekipi fitues në Laç kundër Skënderbeut. Gjithsesi gjithçka do të shihet sot para ndeshjes në “Selman Stërmasi”.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 31
E shtunë, më 27 prill 2019, ora 19:00
PARTIZANI-LAÇI

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Kalari, Trashi, Mala, Hila, Duka, Asani, Mensah, Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Laçi: Selmani, Mersinaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Çokaj, Shtubina, Okpotu, Xhixha. Trajner: Sulejman Starova.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.