Kalaja përfundon në bisturi, 5 muaj jashtë fushave

0

I operuar me sukses nga mjeku i skuadrës së Udinezes, Dr. Fausto Zaneli, talenti 19-vjeçar pritet t’i bashkohet kuqebluve në startin e sezonit të ardhshëm futbollistik

 

Gaspër MARKU

 

Ndërkohë që pritej t’i bashkohej skuadrës, pas atij dëmtimi që pësoi muajin e kaluar, konsulta e mjekëve specialistë vendosi që Arlind Kalaja detyrimisht duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale. Dhe, pas këtij vendimi operacioni në ligamentin kroçat anterior (lca) ndaj talentit të kuqebluve Kalaja është realizuar pasditen e djeshme në mjediset e spitalit Salus. Duke parë që diagnoza klasifikohej e një vështirësie të lartë, drejtuesit e spitalit, pasi kanë kontaktuar me doktorin e skuadrës së Udinezes në Itali, Dr. Fausto Zaneli, një mjek profesionist që ka operuar edhe emra të spikatur të futbollit italian e më gjerë, e kanë sjellë në Tiranë duke e vënë në dispozicion të shkodranit Kalaja.

Operacioni – Nga sa mësohet futbollisti shkodran, Arlind Kalaja është shoqëruar nga fizioterapisti i Vllaznisë Ilirjan Haxhaja që është njëherazi edhe një bashkëpunëtor dhe koordinator i spitalit në fjalë me komunitetin e sportistëve shkodranë e më gjerë, dhe është futur në sallën e operacionit në orën 17.30 për të dalë pas 45 minutash, aty rreth orës 18.15. Sipas vetë futbollistit, me të cilin “Sport Ekspres” pas ndërhyrjes kirurgjikale, por edhe me fizioterapistin e kuqebluve, Ilirjan Haxhaja, operacioni ka shkuar me mjaft sukses. Madje, sipas tyre, krahas diagnozës kryesore, ligamenti kroçat, që ishte edhe primare në këtë operacion, mjeku italian Dr. Fausto Zanelli dhe stafi i tij kanë ndërhyrë edhe në pastrimin e meniskut dhe të ndonjë elementi tjetër anësor, ndërhyrje këto që e bëjnë edhe më cilësor të ardhmen e Kalasë. Nga sa bëhet e ditur, Kalaja do të qëndrojë për dy-tre ditë në spitalin Salus në Tiranë, dhe më pas do të udhëtojë drejt Shkodrës duke iu nënshtruar një terapie intensive me një program individual nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit të futbollit Vllaznia.

Dëmtimi i ndërpreu hovin – Dëmtimi dhe operacioni i talentit Arlind Kalaja erdhi në një moment kur futbollisti shkodran po kalonte një formë shumë të mirë sportive si titullar i formacionit kuqeblu, ndërkohë që në të njëjtën kohë u pikas edhe nga tekniku i kombëtares U-21, Skënder Gega, gjë që bëri t’i humb të dyja. Por, ajo që përbën më problem është fakti se Kalaja saktësisht sipas edhe referencës së përpiluar nga mjeku italian Dr. Fausto Zaneli do të jetë mbi 5 muaj larg fushës së futbollit. Periudhë kjo që do t’i shërbejë atij për një rikuperim të plotë dhe më pas për t’u rikthyer në skuadër pikërisht në prag të startit të sezonit të ardhshëm futbollistik 2015-2016.

 

5 muaj

Do të qëndrojë jashtë fushave të blerta talentiu i Vllaznisë, Arlind Kalaja. Futbollisti prityet të jetë i gatshëm për të shkelmuar topin sërish në muajin shtator.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here