Kalaja: Humbja me Teutën nuk na ka demoralizuar, kemi nevojë për tifozët

0

Mesfushori i Kastriotit, Arlind Kalaja ka bërë shumë mirë që nga transferimi i tij në formë huazimi nga Kukësi në muajin janar. Numri 8 i skuadrës krutane do të luajë këtë fundjavë pikërisht kundër ekipi “mëmë” dhe Kalaja pranoi se do të jetë një sfidë shumë e veçantë. Po ashtu, lojtari komentoi dhe humbjen kundër Teutës dhe mes të tjerash, tha:

“Ishte një humbje që na preku disi, por duke pasur parasysh që humbëm në mënyrë dinjitoze, nuk jemi demoralizuar. Është një sfidë e veçantë për mua, pasi te Kukësi kam shumë miq. Por unë jam profesionist dhe do të ndihmoj në maksimum Kastriotin. Tifozeria është lojtari i 12-të dhe kemi nevojë për mbështetjen e tyre. Realisht kemi nevojë për këtë gjë, sidomos në këto pozita dhe në këtë fazë të kampionatit”, u shpreh Kalaja për “RTSH Sport”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.