Kaka propozon: Nejmari duhet ta ndërrojë emrin në Rejmar

0

 

Nejmar ka kaluar një mesjavë për t’u kujtuar gjatë. Braziliani ka qenë lokomotiva e Barcelonës në përmbysjen historike në Ligën e Kampioneve kundër PSG-së, ku pas humbjes 0-4 në Paris, Barça ka triumfuar në “Camp Bou” 6-1. Nejmar ka fituar një penallti, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë asistin e golit të gjashtë të shënuar nga Serxhi Roberto.

Një paraqitje mbresëlënëse që është komentuar dhe nga një legjendë e Brazilit si Rikardo Kaka. Kampioni i botës me Brazilin ka dalë me një ide gjeniale, duke i propozuar Nejmarit të ndryshojë germën e parë të emrit nga “N” në “R” nëse dëshiron të jetë i suksesshëm si legjenda të tjera të Brazilit, Romario, Rivaldo, Ronaldinjo, Ronaldo, emrat e të cilëve fillojnë të gjithë me germën “R”. Duke folur për televizionin brazilian “Record TV”, Kaka ka thënë: “Me atë çfarë ka bërë në Barcelonë, Nejmar do të jetë fare mirë pasuesi i Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos si lojtari më i mirë në botë. Por ndoshta duhet të ndërrojë emrin, sepse të gjithë brazilianët e suksesshëm e kanë germën e parë të emrit me R”- ka thënë Kaka. Rejmar në vend të Nejmar? Nuk tingëllon keq ë…

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here