Kaka: Milani në duar të sigurta, do të rikthehem një ditë

Legjenda e Milanit, Rikardo Kaka, beson se klubi është në duar të sigurta me Paolo Maldinin, si dhe nuk e mohon një rikthim në Milano një ditë.

Maldini pritet të emërohet si drejtori i ri teknik i kuqezinjve dhe Marko Xhiampaolo duket se do të jetë trajneri i ri. “Më vjen keq që Milani humbi Champions League për vetëm një pikë”, tha fillimisht Kaka.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë me Milanin, por me Paolo Maldinin, unë mendoj se ata janë në rrugën e duhur. Gatuzo solli ADN-në e Milanit te këta djem. Leonardo bëri zgjedhjet e tij.

“Maldini është një shembull për mua. Ai ka pritur nëntë vite që të kthehet në Milano. Do të marr të njëjtën rrugë si ai. Është e vështirë të largohesh nga Milani. Edhe në Brazil, unë gjithmonë lexoj lajmet e tyre dhe shikoj ndeshjet”, përfundoi Kaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *