Kajo Myftaraga me  medalje bronzi nga Maratona e Selanikut

0

 

Kajo Myftaraga, edhe pse sot 72-vjeç, ende e ka të zjarrtë pasionin e tij të vrapimit dhe të pjesëmarrjes nëpër Maratona. Kështu ka ndodhur me të fundjavën e kaluar, teksa ka qenë pjesëmarrës në Maratonën e Selanikut në Greqi, atje ku kanë vrapuar me mbi 20 mijë njerëz të moshave të ndryshe. Dhe Myftaragaj ka dalë i treti duke merituar medaljen e bronztë në grupmoshën deri në 70 vjeç. Tashmë ai ka një provë tjetër, që është pjesëmarrja në Maratonën Shkodër – Ulqin, e cila do të organizohet të shtunën në kuadrin e festimeve të 103-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Dhe në këtë Maratonë, siç dhe tregon vetë Kajo për Sport Ekspres, do të jetë me mbështetjen financiare të Ahmet Haloshit së bashku me vëllezërit e tij. Por jo vetëm kaq pjesëmarrjen në këtë Maratonë e ka të garantuar dhe nga dy shqiptarë të Ulqinit, Blerim Hollaj dhe Havdo Limanbeg. Dhe Myftaraga, i cili është koleksionues i pjesëmarrjeve të tij në Maratonat ballkanike, evropiane dhe botërore, premton medalje edhe në Ulqin.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.