Kaja, takim me kryebashkiakun Subashi per qendrimin ne Fier

0

Mbrojtësi kavajas, Ervis Kaja, pret që t’i ndryshohen disa detaje të kontratës dhe do të luajë për fierakët edhe në Kategorinë e Parë

 

Altin Kuko

 

Dëshira është gjithmonë për të luajtur në Superligë, në kategorinë e më të mirëve, por kur bëhet fjalë për një klub serioz, me mbështetjen e duhur financiare, një grup kompakt lojtarësh dhe me traditë në futbollin shqiptar, nuk ka pse të mos pranosh të luash edhe në Kategorinë e Parë.

E tillë është Apolonia dhe mbrojtësi kavajas Ervis Kaja, pavarësisht se Superliga e josh, ka shumë mundësi të qëndrojë në Fier edhe për sezonin e ardhshëm, duke kontribuuar edhe ai në kthimin e skuadrës bardhejeshile në elitën e futbollit shqiptar. Siç e pohon edhe vetë mbrojtësi për “Sport Ekspres”, në një takim me kryebashkiakun e ri të Fierit, Armando Subashin, do të vendoset gjithçka, pasi pritet që lojtarit t’i përmirësohen kushtet e kontratës.

“Së shpejti do të kem një takim me kryebashkiakun e ri Subashi, ku do të diskutojmë për ndryshimet,q ë mund të bëjmë në kontratën time. Nëse kjo ndodh, edhe pse kam oferta nga Superliga, do të luaj sërish me Apoloninë. E them me bindje këtë, sepse me të jam ndierë shumë mirë në çdo aspekt.

Kam luajtur me shumë skuadra në elitë, edhe me ato me shumë emër, por tek Apolonia punohet me shumë profesionalizëm dhe klubi është shumë serioz në aspektin financuar. Po ashtu, grupi është dhe objektivi për kthimin në Superligë është plotësisht i arritshëm.

Me pak afrime Apolonia mund të jetë pretendente kryesore në grupin e saj, pasi të gjithë punojnë me shumë përkushtim për këtë skuadër. Nëse qëndroj, do të jap maksimumin tim për Apoloninë”, – tha mes të tjerash futbollisti kavajas, i cili luajti sezonin që shkoi sezonin e parë me skuadrën fierake.

Në merkaton e bardhejeshilëve çdo gjë mbetet ende në kuadrin e bisedimeve. Duket se shanset për sulmuesin Fatjon Sefa po bëhen më të pakta, sepse për lushnjarin është interesuar ditët e fundit edhe Tirana.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image