Kaja: Dua të bind trajnerin të më ftojë gjithnjë, uroj të më jepet mundësia

Egli Kaja ishte ndoshta dhe surpriza më e madhe e listës së Kristian Panuçit për dy ndeshjet e ardhshme që Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë me Jordaninë dhe Izraelin. 21-vjeçar ka folur për “RTSH Sport” pas ftesës që ka marrë nga përfaqësuesja e Shqipërisë.

Kaja shprehet mjaft i emocionuar dhe se mezi e pret debutimin me fanellën kuqezi, por ajo që ai do më shumë është që të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në këto dy takime, vetëm e vetëm që të bindë trajnerin se ai e meriton të jetë pjesë e skuadrës Kombëtare.

“Normalisht që ishte diçka emocionuese, por tani jam gati që të vi dhe të tregoj talentin tim. Nuk kam folur vet me trajnerin, por ka komunikuar menaxheri im. Shpresoj shumë që të marr minuta në të dyja ndeshjet. Do të bëj më të mirën time”.

“Transferimi në Skoci më ka ndihmuar në një farë mënyre. Shpresoj që të vlerësohem nga mënyra se si luajë dhe jo nga skuadra se ku jam. I ndjek gjithnjë ndeshjet e Kombëtares. Në ndeshjen e fundit me Skocinë isha në stadium. Kemi një ekip shumë të mirë dhe shpresoj që në këto dy ndeshje të arrijmë fitore”.

“Prindërit e kanë pritur shumë mirë dhe janë shumë të lumtur. Ata po më përkrahur shumë dhe do të jenë në të dyja ndeshjet ndaj uroj të luaj që t’i bëj krenar. Them se është fillimi dhe nëse më jepet mundësia të luajë do bëj të pamundurën që t’i tregoj trajnerit se e meritoj të jem pjesë e Kombëtares në çdo ndeshje që do të kemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *