Kaja bën “prapa kthehu”, merr fund aventura skozece

Ka zgjatur vetëm katër muaj aventura e Egli Kajës në kampionatin skocez. Mesfushori shqiptar ka ndërprerë huazimin te klubi i Livingstonit dhe është rikthyer te Uimbëlldon. Lajmi është bëri i ditur nga trajneri Ualli Douns.

“Nuk e kisha parë prej disa kohësh. Është si të kem një lojtar të ri sërish. Ai nuk mund të aktivizohet me ne, pasi regjistrimet rihapen në muajin janar. Ai ka tre ose katër javë për të më treguar se ç’është i aftë të bëjë. Nëse ia dal ta rikthej në ritmin e ndeshjeve, Kaja do të jetë një plus i madh për skuadrën tonë”, tha trajneri i skuadrës që militon në kategorinë e tretë angleze, League One.

Në Skoci, Kaja u aktivizua në gjashtë ndeshje me Livingston, ku vetëm dy herë luajti si titullar. Lojtari i lindur në Kosovë do i duhet të bindë trajnerin Douns gjatë këtyre javëve, përndryshe hapi i radhës së lojtarit mund të jetë një tjetër huazim në një skuadër të një niveli më të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *