Kairati mbërrin në Korçë, edhe Iliçeviç në dispozicion

Kairat Almati ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe pasi ka kaluar natën në hotel, paraditen e sotme ka zbarkuar në Korçë. Klubi kazak ka udhëtuar që dje për në Shqipëri, për faktin se i duhet të bënte mijëra kilometra me avion dhe skuadra kiste nevojë të rikuerponte energjitë, por edhe të përshtatej me ndryshimin e orarit.

Ndërkaq, në grupin kazak kanë qenë të gjithë lojtarët, edhe ata që mungonin në ndeshjen e vajtjes. Natyrisht, bie në sy kroati Ivo Iliçeviç, një ndër yjet e kësaj skuadre, i cili mungoi për dëmtim javën e shkuar, por me shumë gjasa do të jetë titullar të enjten dhe Skënderbeu do të duhet ta ruajë me shumë kujdes.

Sot Kairati do të zhvillojë edhe një seancë stërvitore në stadiumin Skënderbeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *