Kahn i motivuar para duelit me Crawford : Ky është shansi im!

Legjenda e boksit britanik, Amir Khan, është do të rikthehet në ring më datë 20 prill. Kundërshtari i 32-vjeçarit është mbajtësi i brezit kampione bote “WBO” në divizionin e peshës “welterweight” (deri në 66.5 kg), Terence Crawford.

Crawford vjen si favorit absolut në këtë takim. Boksieri 31-vjeçar ka një rekord të pamposhtur prej 34 fitoresh (25 me nokaut) dhe pesë takimet e fundit i ka fituar me nokaut. Kompanitë e basteve e kuotojnë fitoren e amerikanit me koeficientin 1.1.

Pavarësisht shanseve të pakta, Khan beson se do t’ia dalë të befasojë kundërshtarin e tij dhe mosbesuesit: “Luftoj prej vitesh dhe më duhet kjo lloj sfide që të vazhdoj të qëndroj në këtë sport”, tha Khan në një intervistë për “The Guardian”.

Besoj se mund të fitoj, pavarësisht se çdokush mendon se kam shanse të pakta. Ai është i pamposhtur, por është pikërisht kjo gjë që më duhet. Në fund të këtij dueli mund të shpallem sërish kampion bote dhe mendoj se Zoti po ma jep këtë mundësi. Nëse fitoj ndaj Crawford-it do të jem në gjendje të transformoj karrierën time”.

Në intervistë Khan diskutoi dhe mbi humbjen e pësuar në vitin 2016 ndaj boksierit më të mirë të momentit, Saul “Canelo” Alvarez: “Në atë duel boksova mirë, por “Canelo” ishte shumë i rëndë dhe i fortë. Është një boksier shumë i zgjuar që zotëron shumë fuqi. Duhet të mësoj nga ai duel. Kësaj radhe duhet të tregohem më i kujdeshëm në pjesën e mbrojtjes”.

Kahn vs Canelo (2016)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *