Kaçi bie në finalen dramatike, Mario He “mbret” në Holandë

Eklent Kaçi është ndalur në finale dhe kjo ka ndodhur me Mario He, numrin një në renditjen e përgjithshme të eurotureve. Një finale dramatike, që u vendos në lojën e tretë, kur austriaku mori kryesimin me rezultatin 2-1. Të dy bilardistët nuk falën dhe loja shkoi në 8-8. Hapjen e gurëve e kishte He, i cili arriti të triumfonte dhe të bënte tijin Euroturin e Holandës.

Kaçi nuk e nisi mirë Euroturin e Veldhoven në Holandë, pasi u mposht nga gjermani Stefan Vaihnasht me rezultatin 5-9. Pati edhe surpriza të tjera, por bilardisti kurbinas u ringrit menjeherë dhe në anën e humbësve arriti të fitojë pesë ndeshje dhe të kualifikohej në 32 më të mirët.

Aty nisi gara e vërtetë dhe formula e turneut i rezervoi si kundërshtar Aleks Kazakis, fituesin e Euroturit të kaluar. Kaçi arriti ta mposhtë grekun me rezultatin 4-9. Françisko Sançez Ruiz ishte kundërshtari tjetër i bilardistit shqiptar.

Pavarësisht se përballë kishte një kundërshtar të fortë, që ka kryesuar për muaj renditjen e përgjithshme të Eurotureve, Kaçi ka kaluar në çerekfinale pas fitores me rezultatin 9-3. Mark Bijsterbosh gjithashtu nuk i bëri dot ballë kurbinasit: 2-9.

Në gjysmëfinale sërish me një bilardist të njohur si spanjolli David Alkaide. Ndaj tij nuk ishte e lehtë, por ne fund sërish bilardisti kuqezi triumfoi ngushtë: 9-7. Në finale Kaçi u ndesh me numrin një të Eurotureve, austriakun Mario He. Një ndeshje dramatike, që u mbyll 9-8 në disfavor të bilardistit lacian.

FAZA E PARË

FITUESIT 1
Eklent Kaçi-Stefan Vaihnasht 5-9

HUMBËSIT – RAUNDI I DYTË
Mikel Poshman-Eklent Kaçi 1-9

HUMBËSIT – RAUNDI I TRETË
Mihal Mukleviz – Eklent Kaçi 2-9

HUMBËSIT – RAUNDI I KATËRT
Eklent Kaçi – Matjaz Erkulj 9-1

HUMBËSIT – RAUNDI I PESTË
Roberto Bartol – Eklent Kaçi 7-9

HUMBËSIT – RAUNDI KUALIFIKUES
Eklent Kaçi – Klif Kastelen 9-5

FAZA E DYTË

1/32
Aleksandër Kazakis – Eklent Kaçi 4-9

1/16
Eklent Kaçi – Françisko Sançez Ruiz 9-3

ÇEREKFINALET
Mark Bijsterbosh – Eklent Kaçi 2-9

GJYSMËFINALET
Eklent Kaçi – David Alkaide 9-7

Finalja
Mario He – Eklent Kaçi 9-8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *