Kaçe, Veseli dhe Sadiku, kur bëhesh “skllav” i klubit

0

 

Të tre lojtarët e kombëtares presin që të njohin të ardhmen, e cila do të donin të ishte larg ekipit ku aktivizohen. Por, duhet respektuar kontrata, edhe kundër dëshirës…

Armando Sadiku, Frederik Veseli dhe Ergys Kaçe. Luajnë në tre skuadra të ndryshme, por kanë të përbashkët një dëshirë: të ndërpresin marrëdhëniet dhe largohen. Motivi? Ambicje dhe para më shumë. Por, kontratat e tyre bëjnë që të jenë “skllevër”, pra “pengje” të këtyre klubeve.

Sadiku – Rasti i Sadikut është tashmë i ditur. Luan me Zyrih në kategorinë e dytë zviceriane, por do të donte të luante tjetërkund. Drejtuesit mbajnë një çmim të lartë të kartonit, pra 6-7 mln euro, teksa sulmuesi ka bërë të ditur dëshirën, duke mos festuar edhe pas nj goli.

Kaçe –  Mesfushori shqiptar që aktualisht është pjesë e skuadrës së PAOK-ut, Ergys Kaçe, nuk arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin nga Selaniku për rinovimin e kontratës që skadon në fund të sezonit që do të nisë. Sipas mediave helene, në zyrat e klubit bardhezi nuk janë kundër largimit të 23-vjeçarit shqiptar, por ende nuk ka mbërritur një ofertë konkrete. “E vërteta është se palët nuk kanë arritur një marrëveshje ekonomike që t’i kënaqë të dyja palët”, shkruan Sportdog.gr.

Në këtë mënyrë, PAOK ka nisur të mendojë për pasuesin e shqiptarit dhe kërkon një lojtar grek. Në radhë të parë qëndron 22-vjeçari i Panionios, Emanouil Siopis, i cili ka rënë në sy gjatë sezonit të shkuar. Aktualisht, Kaçe nuk është grumbulluar ende me skuadrën duke vazhduar pushimet pas Evropianit. Ai nuk luajti ndaj Ajaxit në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërsa pritet të të mungojë edhe në ndeshjen kthyese, çka mund të jetë një sinjal për lamtumirën e mundshme të lojtarit nga PAOK-u, klubi ku u rrit profesionalisht.

Veseli – “U tregua mosmirënjohës me ne dhe nuk dëshiron të qëndrojë”. Drejtuesit e Luganos bëjnë me dije se Frederik Veseli, mbrojtësi i kombëtares, ka shprehur dëshirën të largohet, teksa ai është i lidhur me një kontratë ndaj edhe s’lëviz dot kaq lehtë. Praktikisht, “peng” i klubit, që kërkon para, siç është edhe normalisht.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image