Kaçe 90 minuta, Panathinaikos nuk feston për ditëlindje

Pak ditë në Athinë dhe Ergys Kaçe ka debutuar për Panathinaikosin, duke e nisur titullar sot, në sfidën e kampionatit kundër Panetolikosit. Një moment i zi për Panathinaikosin, që ka probleme të mëdha financiare dhe skuadra është dobësuar ndjeshëm, ndaj çdo rival ka mundësi t’i marrë pikë, ashtu si beri sot Panetolikosi, që mori një barazim 0-0.

Nuk ishte ndonjë ndeshje e mirë për Panathinaikosin, që kishte qartësisht mungesë fantazie në mesfushë dhe në disa raste u shpëtua nga portieri i vet. Një ndeshje e dobët, zhgënjyese, që tregon qartë se sa probleme ka Panathinaikosi, që nuk mundi të festonte ditëlindjen e vet, sepse këto ditë mbush 110  vjeç.

Gjithsesi, Kaçe luajti një ndeshje të plotë, pas shumë kohësh, ndaj personalisht ishte ditë e shkëlqyer dhe nëse vijon kështu, shpejt do e gjejë vetveten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *