Kabashi me klub të ri, rikthehet në Itali

Elvis Kabashi është rikthyer në Itali pas një përvoje të shkurtër me rumunët e Dinamos së Bukureshtit. Skuadra e re e mesfushorit shqiptar është Renate, klub që është pjesë e Serie C prej vitesh.

Futbollisti 25-vjeçar ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin lombard. Në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve ekziston një opsion për një rinovim edhe për një sezon tjetër.

Kabashi i lindur në Durrës, por i rritur në Itali është formuar në akademinë e Empolit. Në moshën 19-vjeçare Juventusi bleu për 1.8 milionë euro kartonin e tij, megjithatë pas kalimit në Torino karriera e lojtarit nuk mori rrugën që prisnin të dyja palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *