“Ka shumë gënjeshtra përreth, De Rosi vendosi me ndjenjë”

0

Fiorentina ka udhëtuar drejt Nju Jorkut për të kryer fazën pregatitore. Prej atje ka folur trajneri i klubit nga Firence. Vinçenso Montela ka prekur çështje si De Rosi, ardhja e mundshme e Jorentes dhe atmosfera me pronarin e ri, Roko Komiso.

“Ka shumë lajme të rreme rreth emrave që mund të vinë. Jorente? Ai është një lojtar i fortë, por nuk do të them nëse ai është i duhur për projektin tonë apo jo. De Rosi në fund ndjeu se nuk mund të luante për një tjetër klub italian. Komiso ka sjellë një atmosferë të mirë në klub. Të dërguarit e tij po bëjnë një punë shumë të mirë për të ndërutar një ekip cilësor. Jemi të lumtur që jemi në Nju Jork dhe shpresoj të bëjmë tre ndeshje të mira”, u shpreh Montela.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.