Ka shkëlqyer në fushë dhe driblon si Mesi, Arsenali kërkon në Londër talentin shqiptar

Sirena angleze kanë nisur të bien për Enis Bardhin. Lojtari shqiptar aktualisht luan me skuadrën e Levantes në La Liga, ku ka treguar aftësi të shkëlqyera në fushën e lojës. Driblime, pasime, apo goditje të pagabueshme nga larg janë disa nga atributet e mesfushorit. Me lojën e tij Bardhi ka rënë në sytë e Arsenalit të Artetës. “Onda Deportiva Valencia” raporton se “topçinjtë” kërkojnë që të sjellin në Londër 24-vjeçarin për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë bëhet gjithashtu me dije se edhe Fiorentina në Serie A kërkon shërbimet e Bardhit, së bashku me një ekip të Bundesligës. Gjithë kampionatet elitare kanë hapur dyert për futbollistin shqiptar, i cili thjesht duhet të zgjedhë. Golat e tij në Spanjë kanë qenë gjithnjë për t’u duartrokitur, ndërsa nuk i mungojnë as driblimet “alla Mesi”, duke justifikuar tërësisht kështu gjithë interesin e shfaqur për Enis Bardhin këtë merkato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *