Ka shërbyer si “autoshkollë” për Lacion dhe Strakoshën, Tare ngre në peshë tifozët: Do të vijë në Seria A!

Nga Klaudio Ndreca

Salernitana ka shërbyer si një “autoshkollë” për Lacion deri në këto momente, ndërsa të dyja ekipet kanë si president Klaudio Lotiton. Për këtë arsye futbollistët e rinjë dhe që ishin pjesë e kryeqytetasëve, por nuk kishin mundësinë për të luajtur rregullisht, dërgoheshin fillimisht në ekipin e Serisë B.

Atje ku gjendej Salernitana dhe në një rast të tillë ka kaluar edhe Thomas Strakosha. Ky i fundit i ka shfaqur aftësitë e tij në këtë skuadër dhe te Lacio e kuptuan se ishte gati të përballonte presionin. Në një intervistë për “Sky Sport”, Igli Tare ka ngritur peshë tifozët e Salernitanës duke thënë se ekipi është gati për arritjen e madhe.

“Dërgimi i një lojtari të ri në një skuadër aq të mirë dhe ambient që e përjeton futbollin, na lejon të kuptojmë nëse është gati apo jo që të marrë presionin e një ekipi si Lacio. Ne duam t’i japim mundësinë Salernitanës për të qenë pjesë në Seria A se e meriton”, u shpreh Tare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *