Ka qenë pjesë e Superiores, Valdrin Rashica firmos për ekipin e ri europian

Pas Milot Rashicës, ekipi i Vushtrisë nxjerr një tjetër lojtar me të njëjtin mbiemër mbi shpinë drejt Europës. Bëhet fjalë për Valdrin Rashicën, që ka nënshkruar me klubin e Lahtit në Finlandë. Mesfushori ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij dhe është i lumtur për një gjë të tillë.

Një tjetër Rashica që del nga Vushtrria mund të bëjë që historia të përsëritet. Ndërkohë në të shkuarën ka qenë pjesë e Superiores, ku ka luajtur me Skënderbeun dhe Teutën. Lajmin për transferimin e tij në Finlandë e ka bërë të ditur vetë futbollisti, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë njoftim.

“Jam shumë i lumtur që nga sot do të jem pjesë e një ndër ekipeve më të mëdha në Finlandë. Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Valdrin Rashica./Sport Ekspres/