Ka probleme me zemrën? Nabueze ka shënuar më shumë se 4 ekipe të Superiores

Laçi ka marrë tjetër fitore në këtë javë të 12 të Superiores, ku goli ka ardhur sërish nga këmbët e sulmuesit Nuabueze. Ky i fundit ka qenë i papërmbajtshëm në ndeshjet e fundit me kurbinasit dhe tashmë ka mbërritur kuotën e 12 golave në kampionat. Statistika të frikshme për lojtarin afrikan që ka po aq gola sa ndeshje të luajtura deri tani, me një mesatare prej një goli në çdo përballje.

Jemi vetëm në fazën e dytë të kampionatit dhe Kirian Nuabueze është pranë arritjes së rekordit të sezonit të shkuar për golashënuesin  më të mirë të Superiores, që mbahet ish-sulmuesi i Kukësit Rexhinaldo me 14 gola të shënuar. Por nuk mjafton vetëm kaq, teksa futbollisti i Laçit lë pas vetes jo vetëm lojtarët e tjerë të kampionatit shqiptar, por edhe ekipet që marrin pjesë në të.

Nuk janë pak por 4 skuadra që kanë shënuar më pak se Nuabueze për këtë sezon. Bëhet fjalë për Vllazninë, Teutën, Flamurtarin dhe Luftëtarin, që nuk e kanë arritur dot kuotën e 12 golave që përkon edhe me numrin e realizimeve që mbajnë emrin e sulmuesit të Laçit në këto 12 javë të para. Ndërkohë edhe historitë me problemin në zemër nuk kanë asnjë vlerë përballë këtyre shifrave. /Sport Ekspres/

Statistikat

Nwabueze 12 gola
Luftëtari 6 gola
Teuta 8 gola
Flamurtari 9 gola
Vllaznia 11 gola