“Ka ofruar vizita falas për burrat me kancer gjiri”! Kallaku i përvishet Beqajt: Je profesionist në sportin e vjedhjes dhe midhjes

Nga Klaudio Ndreca

Teksa jemi ende në debatin e rinisjes së futbollit në Shqipëri, ish-ministri i Shëndetsisë, Ilir Beqaj është shprehur se klubet tona duhej të përgatiteshin për sezonin e ardhshëm. Pra sipas tij ky kampionat nuk duhet të llogaritet më pasi është i pamundur për t’u zhvilluar.

Një reagim të ashpër ka marrë nga lojtari i Teutës, Sherif Kallaku. Ky i fundit i ka treguar ish-ministrit të gjitha dështimet dhe premtimet e pambajtura, me doza të larta ironie. Gjithashtu lojtari i durrsakëve shprehet se “profesionisti i sportit të vjedhjes dhe të midhjes” nuk duhet të mendojë se një familje mund të mbahet me 250 mijë lekë të vjetra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *