Ka një formulë magjike/ Trajneri që befasoi sot Arsenalin, eliminoi Milanin dhe nuk humb në Greqi prej 1 viti

E gjithë vëmendja në Greqi është spostuar aktualisht te Olimpiakosi, pas mrekullisë së bërë ndaj Arsenalit. Ekipi grek e kishte humbur ndeshjen e parë në shifrat 0-1 në shtëpi, por arritën që t’ia dilnin me rezultatin 1-2 në tokën angleze.

Vërtet një ëndërr e bërë realitet për grekët, që e shihnin veten të eliminuar para gjigandëve anglez. Faktikisht ky kualifikim i arritur nuk ishte edhe aq rastësi, pasi trajneri portugez që drejton Olimpiakosin, Pedro Martins, zotëron një formulë magjike.

Në Greqi ka thuajse 1 vit që nuk e njeh humbjen, ndërsa ka marrë 29 fitore dhe 6 barazime, për të kryesuar kampionatin. Gjithashtu në vitin e shkuar ka arritur që të eliminojë Milanin nga Europa, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe me Arsenalin në mbrëmjen e sotme. Probleme i ka hapur edhe Bajernit me Totenhemin në “Champions League”, duke u treguar kockë e fortë dhe dinjitoz në elitën e futbollit europian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *