Ka një favorit për stolin, Juventusi mund t’i befasojë të gjithë

0

Juventusi është në kërkim të trajnerit të ri, por bardhezinjtë nuk duan të nxitohen. Kandidatët kryesorë janë Didier Deshamp, Mauricio Poçetino, Simone Inzagi dhe Sinisha Mihajloviç.

Guardiola mbetet një ëndërr, ndërsa Gasperini dhe Sarri janë shumë afër Romës dhe Milanit.

Gara do të jetë e ashpër deri në fund, madje nuk përjashtohet ndonjë emër i ri, i cili mund të dalë në skenë. Megjithatë, mediat italiane shohin një favorit dhe ai është Simone Inzagi.

Trajneri pritet të japë dorëheqjen nga Lacio në fund të sezonit. Emri i tij ka qarkulluar edhe vite të tjera si pasardhës i Alegrit dhe kjo mund të jetë vera fatlume për Inzagin e vogël.

Simone Inzagi, trajneri i Lacios

Pikat e forta të tij quhen Fabio Paratiçi dhe Pavël Nedved. Me drejtorin sportiv të Juves e lidh një miqësi e fortë, ndërsa me çekun kanë luftuar së bashku me bluzën bardhekaltër mbi supe.

Inzagi njihet për menaxhimin e mirë të grupit të lojtarëve, ndërsa eksperienca ndërkombëtare është pika e tij e dobët. Një skuadër që kërkon fitimin e Champions Ligës zakonisht i besohet një trajneri ekspert, por Juventusi mund të vendosë të bazohet më shumë te cilësitë e mira të trajnerit lacial.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.