Ka një çështje “Sukaj”, shkak u bë… derbi

0

Laçi nuk ka humbur asnjë ndeshje deri më tani në kampionat, ndërkohë që regjistron tre fitore e katër barazime. Bardhezinjtë kërkojnë të jenë sërish pjesëmarrës në kupat e Europës dhe deri më tani ecuria është e mirë.

Por së fundmi ka një çështje për të zgjidhur. Xhevahir Sukaj, sulmuesi i kurbinasve, nuk është ndjerë mirë kur i është komunikuar se nuk do të grumbullohej për takimin me Kamzën. Drejtuesit kanë qenë të pakënaqur me faktin që sulmuesi kishte dhënë një intervistë në “Panorama Sport” për derbin.

Ata prisnin që lojtari të ishte i përqendruar totalisht për Laçin në prag të një ndeshje si ajo me Kamzën, që u fitua vetëm në fund. Sukaj është një nga afrimet e rëndësishme të bardhezinjtë dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Para ndeshjes me Flamurtarin shkodrani nuk është shfaqur në stërvitje, duke konfirmuar se ka një çështje për t’u sheshuar. Mbetet për t’u parë nëse ka vullnet për këtë, pasi marrëdhëniet mes presidentit Laska dhe sulmuesit kanë qenë të mira ndër vite.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.