Ka një çështje Raçiç, por Ndreu mohon

Stevan Raçiç ka probleme me drejtuesit e Kamzës. Gazeta mëson se sulmuesi serb nuk është në planet e klubit dhe mund të largohej që në janar, por refuzoi ta prishte kontratën, sepse ka luajtur në dy klube këtë sezon dhe për pasojë do të mbetej pa ekip deri në verë.

Mësohet se Raçiç ka kërkuar tre paga që të largohej, por klubi i ofroi vetëm një pagë në janar. Për pasojë, Raçiç qëndron, por nuk po luan në formacion.

Pas ndeshjes së sotme kundër Skënderbeut, trajneri Ramadan Ndreu foli në Supersport në lidhje me këtë çështje: “Në dijeninë tim Raçiç nuk ka asnjë problem me mua apo me klubin. Problemi është se Raçiç duhet të vrapojë si të tjerët, ndaj e kam ulur në stol dhe po luan në pjesën e dytë. Duhet të rritet fizikisht, vetëm kaq, është një zgjedhje teknike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *