Ka një çështje me portierin Frashëri

0

Stivi Frashëri ishte sërish jashtë skuadre për ndeshjen me Vllazninë. Portieri nuk u grumbullua, ashtu si një javë më parë ndaj Luftëtarit, ku në stol ka qenë Pano Qirko.

Ka një çështje në këtë rast dhe duket se ka ardhur pas humbjes me Skënderbeun, ku portieri nuk ishte në takimin me tifozët.

Por nuk është vetëm kjo arsyeja, pasi duket se ka pakënaqësi në klubin kuqezi, pas takimit të përzemërt që portieri pati me lojtarët e Skënderbeut pas fitores së korçarëve në Vlorë.

Pas ndeshjes me Vllazninë, Frashëri është dukur pak në hollin e stadiumit, i mërzitur për faktin që nuk është grumbulluar. Situata për të nuk është pozitive, edhe pse nuk ka munguar në stërvitje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.